Holanda arriti të sigurojë kualifikimin për në Euro 2020 mbrëmjen e djeshme në barazimin pa gola kundër Irlandës së Veriut. Një ndeshje për tu harruar për holandezët, ku vendasit humbën dhe një penallti në pjesën e parë.

Përpos rezultatit legjenda e kombëtares, Marco Van Basten, është i lumtur për kualifikimin dhe pret më shumë nga ekipi gjatë Europianit.

‘’Ishte një ndeshje e dobët nga ana jonë. Pas 30 minutash lojë unë vendosa të shikoj Netflix sepse nuk po arrija ta shikoja më ndeshjen, ishte e mërzitshme, deklaron holandezi për programin “Goedemorgen Oranje” në FOX Sports.

‘’Më pëlqen të shikoj futboll. Ekipi jonë kombëtar është rritur nga ndeshja në ndeshje dhe e meriton kualifikimin. Lojtarët janë më të bashkuar se kurrë dhe kjo duket në fushën e lojës.

Jemi një ekip më i mirë tani dhe lojtarët duhet ta shijojnë këtë moment. Thjesht duhet të luajnë futboll’’, mbyll Van Basten. /abcnews/