Huan Sebastian Veron është një legjendë në Argjentinë por sot mund të ketë nervozuar shumë tifozë të tij, pasi ka deklaruar se Lionel Mesi nuk është në nivelin e Kristiano Ronaldos, të paktën sa i përket rolit të liderit.

Në një intervistë për ” Gazzetta dello Sport”, Veron tregoi se nuk kishte dyshime për këtë.

“Ai nuk është Maradona dhe këtë e them unë që kam luajtur përkrah të dyve.

Diego ishte një person që të tërhiqte, një pikë referimi. Mesi jo, është shumë i turpshëm, i mbyllur.

Ndoshta është një lider në një grup të ngushtë, por jo në një ambient si kombëtarja.

Nuk vihen në diskutim aftësitë teknike, por karakteri”, tha Veron.

Sipas tij, Ronaldo është një lider më i mirë sesa bashkëkombësi i tij.

“Kristiano është një lojtar që tërheq, shkon në kundërsulm, vrapon me një shpejtësi të çmendur me topin në këmbë, është i aftë me kokë, ka prani fizike në zonë, driblon, gjuan.

Është kudo. Mes të dyve, pas një reflektimi të gjatë e të vëmendshëm unë do të zgjidhja Ronaldon.

Portugezi di të jetë vendimtar, edhe nëse nuk ka skuadrën që e mbështet. Mesin duhet ta mbështetin, por gjithsesi mbetet një lojtar i madh”, ishin fjalët e Veron. /vipsport/