Rënia e Vllaznisë nga Superliga sigurisht që shkaktoi një dramë tek sportdashësit shkodranë të cilët e kanë përjetuar shumë keq një gjë të tillë. Por tashmë disa muaj më pas, kjo dramë e futbollit shkodran është shfrytëzuar nga humoristët e teatrit “Migjeni” për ta kthyer atë në një skeç.
Ka ndodhur kështu mbrëmjen e djeshme kur pjesë e komedisë “Humor me shkollë të mesme” e në një moment të saj ka ardhur rradha edhe e skeçit të emërtuar “Funerali i Vllaznisë”.
Humoristëve Besnik Çinari, Zyliha Miloti, Drane Xhani, Anton Krosaj etj, kanë hapur “dyert e mortit” dhe për t’i ngushëlluar, janë ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” as më shumë dhe as më pak por emra të njohur të futbollit shkodran.
Duke filluar nga Sabah Bizi, Selami Dani, Frederik Çapaliku, Paulin Ndoja, Hysen Dedja, Hysen Zmijani, Nikolin Thana, Rudi Vata, Vioresin Sinani e Edi Martini.
Përmes notash të larta humori, të gjithë kanë qeshur me interpretimin e humoristëve por edhe gjithë të pranishë në shkallët e Teatrit, nuk kanë ngurruar të ngrihen në këmbë për të duatrokitur emrat e mëdhenj të futbollit shkodran, të cilët e kanë ngritur lart emrin e Vllaznisë.
Komedia do te shfaqet per 4 nete me rradhe ne Teatrin “Migjeni” ndersa si perhere kur ka rikthim te estrades mirepritet nga publiku. Ky rikthim perkon me 60 vjetorin e krijimit te estrades se Shkodres.
© shkodrasport.com