Sezoni i ri futbollistik 2024-2025 ka nisur tashmë edhe për lojtarët e Kombëtares shqiptare të impenjuar me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm, teksa disa prej legjionarëve kanë lënë menjëherë shenjën e tyre me gola dhe perfomanca shumë të mira.
Jasir Asani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri futbollistik. Në kampionatin korean, Asani po shkëlqen me skuadrën e tij Gwangju.
Sulmuesi kuqezi në dy ndeshjet e fundit ka shënuar po aq gola, teksa ka treguar edhe një performancë shumë të mirë në fushë, duke qenë lojtari më i mirë për skuadrën e tij.
Në të njëjtën mënyrë ka nisur sezoni edhe për Mirlind Dakun. Në katër ndeshjet e para në kampionat me skuadrën e tij Rubin Kazan, sulmuesi kuqezi numëron tre gola dhe po kalon një formë fantastike.