Sot ne oren 19.00 ne “Elbasan Arena” do te zhvillohet ndeshja finale e Kupes se Shqiperise ne futboll per femra, ne mes Vllaznise dhe Apolonise. Nje sfide kjo qe do te transmetohet drejteperdrejte edhe nga RTSH Sport.

Ne kampin shkodran tashme jane mbyllur pergatitjet per kete takim dhe gjithçka eshte gati per ballafaqimin e pasdites. Ne prag te kesaj ndeshje, ka folur per “Shkodra Sport” trajneri Nikolin Leka qe eshte shprehur:

“Vllaznia eshte gati per finalen, jemi pergatitur gjithe keto dite per kete ndeshje sepse dihet qe eshte nje finale dhe si e tille meriton vemendjen maksimale.

Fitorja edhe e ketij trofeu te kupes eshte nje nder objektivat qe Vllaznia ka dhe si rrjedhoje do te synojme ta bejme realitet fitoren e tij. Apolonia, nisur edhe nga renditja e kampionatit, duket se eshte nje rivale e denje e Vllaznise, por nuk eshte ne parametrat e saj.

Apolonia nuk ka lojtaret qe kemi ne, thjesht kane deshire per te na mundur, por shpeshhere vetem deshira nuk mjafton per te fituar kupen. Te mos harrojme se Vllaznia ka shume cilesi brenda saj. Per keto arsye, padiskutim qe mbremjen e se enjtes, edhe ky trofe do te vije ne Shkoder”.
www.shkodrasport.com