Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e prapambetur ndaj Laçit edhe ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia. Në fund të takimit, kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani e Gjon Kola, kanë rregjistruar rezultatin 2-1. Autorë të golave për ta kanë qenë mesfushori Elmir Lekaj dhe sulmuesi Ildi Gruda. Padyshim që një fitore e tillë do i shërbejë për mirë ekipit shkodran në prag të nisjes së pushimeve të fundvitit.
Me siguri që vitin e ardhshëm, ecuria e tij do të jetë edhe më e mirë. Me fitoren e sotme, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 22 pikëve pas 11 javësh kampionat. Ai ka arritur 7 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje ndërkohë që golaverazhi i tij është 24-12. Me 22 pikë në renditje është edhe Tirana që gjithsesi mban vendin e tretë ngaqë ka golaverazh më të mirë ndërsa udhëheqin renditjen Partizani e Shkëndia e Tiranës me nga 26 pikë.
© shkodrasport.com