Kontrata e firmosur ditën e djeshme me Vllazninë padyshim që e ka lumturuar 18 vjeçarin Elmir Lekaj.
Paraqitjet e tij me ekipet e Akademisë kishin lënë shenjë tek drejtuesit e saj por edhe tek ata të klubit të cilët kanë nxituar ta “bllokojnë” atë.
Një vit më parë, patën firmosur një kontratë shërbimi me të ndërsa nga dita e djeshme ai ka firmosur një kontratë të rregullt pune me klubin shkodran.
Vetë lojtari është shprehur i lumtur për këtë gjë dhe këtë e ka shprehur edhe me një postin në rrjetin social “instagram” ku shkruan:
“Jam shumë i lumtur të firmos kontratë me ekipin e zemrës. Një nga ëndërrat e mia u plotësua.
Falenderoj Zotin, familjen time dhe gjithë shokët dhe stafin e ekipit Vllaznia për mbështetjen dhe besimin që më kanë dhënë.
Besoj se një ditë do t’ua shpërblej përkrahjen dhe besimin që më keni dhenë. Forca Vllaznia!”
© shkodrasport.com