Analisti Sulejman Starova nuk është i bindur ende për Vllazninë dhe mendon se ajo nuk mund të jetë pretendente, madje sipas tij ajo më tepër rrezikon për rënien sesa për Europën.
Një deklaratë e tillë ka sjellë reagime në kampin shkodran. Mbrojtësi Imami i cili ka qenë edhe ai i ftuar në “Pressing” e ka kundërshtuar jo pak ish- trajnerin e njohur për këtë përcaktim që i bën skuadrës shkodrane të këtij sezoni,ndonëse ajo duket se ka ndryshuar jo pak.
Megjithatë fjalët e Starovës kanë irrituar edhe të tjerë në Shkodër dhe njëri prej tyre është pjestari i stafit të Vllaznisë, trajneri i portierëve Ideal Lekiqi.
Me një postim të bërë në rrjetet sociale, ai shpreh pakënaqësinë për konstatimin e tij megjithatë nuk e konsideron “busull orientimi për njerëzimin, e aq më par për Shkodrën e Vllazninë”. Ja çfarë shkruan Lekiqi në postimin e tij:
“Me keqardhje konstatoj që përfundimisht suksesi ose ecuria e mirë e Vllaznise disa specialistëve neper studio televizive i shkakton një histeri qe i kalon limitet. Por te jeni te sigurtë e krejtësisht të vetëdijshëm se kto “parashikimet” tuaja do të na bejnë shum her me të fortë.
Mendimi jot i nderuar Starova nuk ështe busull qe orienton njerzimin, e aq me pak Shkodrën e Vllazninë, të sugjeroj të korrigjohesh sepse me ktë sjellje prej racisti nuk ben asgjë tjetër vetëm se shfrytezon minutat tuaja televizive ne mënyren më te keqe te mundshme karshi një ekipi dhe nje qyteti që nuk ja ul as nuk ja çon vlerat ti as soji yt. Forca cuna se jemi të vetedijshëm per vështirësit që na presin gjatë rrugës. JEMI VLLAZNIA”./SHKODRA-SPORT.COM/