Vetëm dy gola ka pësuar Vllazninë në këtë fillim- kampionati, pikërisht ato në ndeshjen ndaj Tiranës, që erdhën nga dy momente pakujdesie, ndërkohë që në tre takimet e tjera rrjeta e saj nuk është prekur. Madje, edhe në ndeshjen e kupës me Burrelin sërish e njëjta gjë.

Duket se këtë sezon, porta shkodrane është shumë e sigurtë dhe një gjë të tillë e ka garantuar edhe trajneri i portierëve të kësaj skuadre Ideal Lekiqi.

Ai punon dhe djersin shumë çdo ditë me treshen e portierëve që ka në dispozicion. Duke filluar nga Alen Sherri që tashmë i ka konfirmuar vlerat e tij si portier cilësor.

Ndërkohë gjatë verës me ekipin u bashkua edhe ish- portieri i Dinamos Ted Laço që ka shtuar edhe më tepër sigurinë e këtij reparti të kuqebluve.

Ashtu siç po mundohet të bëjë më të mirë edhe 19 vjeçari Kristi Qarri i cili po stërvitet me shumë pasion dhe po tregon rritje të mëdha nga dita në ditë.

Lekiqi konfirmon faktin se edhe mosha e re e këtyre portierëve, mesatarja e kësaj tresheje nuk e kap shifrën 22 vjeç dhe ky është një tregues i një garancie edhe për të ardhmen.
© shkodrasport.com