Fitorja ndaj Luftetarit ne Gjirokaster padyshim qe ka gezuar te gjithe ne kampin shkodran. Trajneri i portiereve te ketij ekipi- Ideal Lekiqi eshte i mendimit se Vllaznia duhej te kishte disa pike me shume ne renditje megjithate i ka te gjitha mundesite per te mire me mire ne te ardhmen.
“Duke pare shkallen e veshtiresise qe kishte ndeshja me Luftetarin, keto pike kane shume vlere. E vetmja alternative ishte fitorja dhe ia dolem, megjithese me shume mund. Besoj se ishin pike me shume se te domosdoshme per vazhdimesine duke patur parasysh kalendarin jo te lehte qe kemi perpara.
Mund te kishim ndoshta disa pike me shume prej 4 javeve te para te kesaj faze por duhet theksuar se do te behet nje pune e madhe kete edicion”- ka deklaruar ai.
Nderkohe Lekiqi ka folur edhe per ndeshjen e rradhes, ate me Skenderbeun per cilen thote: “Nuk do te jete aspak e lehte. Kemi filluar prej te henes punen per kete ndeshje. Do te udhetojme drejt Korçes per nje loje dinjitoze dhe per te marre piket maksimale.
Trajneri ua beri te qarte futbollisteve rendesine e ketij 90 minuteshi. Jonuz kerkon 26-27 pike deri ne fund te vitit 2009? Nese kemi parasysh deklaratat e tij, jane te gjitha te matura por mund t’ia dalim”.
www.shkodrasport.com