anë mjaftuar dy barazime pa gola radhazi, që pozitat e Gattusos në pankinën e Milanit të lëkunden sërish, ndërsa këtë herë drejtuesit e klubit kanë filluar të monitorojnë nga afër situatën.

Deri në fund të vitit janë edhe 3 takime për t’u luajtur, të cilat do të jenë edhe testi i së vërtetës për Gattuson, pasi nga ecuria në këto sfida, do të mund të shikohet nëse “Ringhio” është i duhuri për të drejtuar kuqezinjtë, apo jo.

Testi i parë do të jetë në fundjavë ndaj Fiorentinës, sfidë të cilën Gattuso do të duhet ta përgatisë pa shumë nga mesfushorët e tij, ndërsa më pas do të jetë transferta me Frosinonen dhe ndeshja me Spalin.

Drejtuesit e kuqezinjve duan me çdo kusht rikthimin në Champions dhe nuk kanë ndërmend të rrezikojnë aspak këtë objektiv, ndaj në fund të vitit do të dalin edhe me një vendim final, nëse do t’i besojnë deri në fund Gattusos, apo do të shohin për emra të tjerë.