“Cirque du Soleil” do ta tregojë jetën e Messit përmes artit të vet. “Mediapro” do të hapë një park në Kinë, Parkin e Eksperiencës së Messit, në vitin 2020. Është e qartë se të gjithë duan të marrin një fetë të futbollistit më të mirë në histori dhe më i paguari i momentit.

Kontrata e Messit me Barçën e detyron klubin katalanas të bëjë shumë përpjekje financiare. Bartomeu dhe Grau e dinë se për të arritur 960 milionë euro të ardhura, prania e Messit te Barça është vendimtare. “Nike” jep 155 milionë euro në sezon, edhe kontrata rekord me “Rakuten”, apo sponsorizime të tjera rajonale, vijnë përmes figurës së Messit.

Ylli argjentinas është i dobishëm jo vetëm sportivisht, për atë që jep në fushë dhe për lojtarët e rëndësishëm, që duan të luajnë së bashku me të, por edhe në marketing, në shitjen e biletave etj.

Prandaj, nuk duhet të habitemi nëse, më shpejt se sa vonë, Messi merr një ofertë për ta vazhduar kontratën e tij me Barcelonën edhe një vit. Deri në vitin 2022. Do të ishte një lajm i mirë për të gjithë”, – shkruan “Mundo Deportivo”./telesport/