Lionel Messi ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë futbollisti më i paguar i historisë, ose më saktë, sportisti më i paguar në harkun e një viti, gjatë verës së kaluar kur një klub nga Kina kërkoi ta merrte nga Barcelona.

Sipas asaj që ka shkruar “El Mundo Deportivo”, argjentinasi mori një ofertë prej 2 milionë eurosh në javë, rreth 100 milionë euro në sezon.

Por pavarësisht nga kjo ofertë stratosferike, Messi zgjodhi të qëndrojë te Barcelona dhe në muajin nëntor rinovoi me katalanasit deri në qershor 2021.

Gjithsesi, edhe me marrëveshjen e re me Barcelona, Messi u bë futbollisti më i paguar i planetit me rreth 700 mijë euro në javë.

Gjithsesi, kinezët nuk e kanë shuar ëndrrën për të marrë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe në hapat e fundit të karrierës së tij pritet një tjetër ofertë për numrin 10.

Gjithsesi, klauzola për prishjen e kontratës së Messi me Barcelonën kushton 700 milionë euro.

Shokët e tij, Ezequiel Lavezzi dhe Javier Mascherano zgjodhën ta mbyllin karrierën në Kinë. Ku i dihet, ndoshta edhe Messi një ditë.