Mesfushori i Bajern Mynih Leon Gorecka ka rifituar pozicionin titullar në këtë fazë të “nxehtë” të sezonit. Edhe pse ata i kanë dhënë duart Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, triumfi Champions do rikthej qetësin në Mynih.

Suksesi i fundit përkon me ciklin 2019-2020, pra 4 vite pritje, por që mund të marrë fund, nëse Kejn me shokë eliminojnë fillimisht Realin në gjysmëfinale. Gorecka shprehet optimist mbi shanset e bavarezëve, madje duke e bëri në trajtën e paralajmërimit për shokët e ekipit:

“Unë besoj se mund ta mundim Realin dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve. Pavarësisht se kemi përjetuar sezon të vështirë në kampionat, paraqitjet e Championsit kanë pasur tjetër panoramë.

Fakti që ky kompeticion është shpresa e vetme për ta mbyllur me medalje kampioni na shton zjarrin për t’i shkuar deri në fund. Jemi gati emocionalisht dhe fizikisht të japim më të mirën”, përfundoi Gorecka.