Dy boksierë të Vllaznisë kanë triumfuar në kampionatin kombëtar të 14 vjeçarëve duke zënë vende të para dhe duke u shpallur kampionë në peshat respektive. Leonard Ara dhe Armen Arrazi, kanë triumfuar mbi kundërshtarët e tyre, në kampionatin e zhvilluar për dy ditë me rradhë në qytetin e Vlorës. Madje Ara ka marrë edhe kupën e boksierit më luftarak në këtë kampionat. Ekipi i Vllaznise ka marre pjese vetem me keto dy boksiere ne kete kampionat dhe te dy ata kane rezultuar te suksesshem duke dominuar mbi rivalet e tyre. Drejtuesit e boksit shkodran I konsiderojnë këto dy sportistë si element të së ardhmes dhe kanë shumë besim tek perspektiva e tyre.
Paraditen e sotme këta dy boksierë përveçse kanë marrë përgëzimet nga boksierët e tjerë më të rritur të Vllaznisë, të shoqëruar edhe nga kryetrajneri Zef Gjoni kanë shkuar pranë shkollave të tyre, ku kanë marrë përgëzimet edhe nga mësuesit e këtyre shkollave si dhe nga moshatarët e tyre për suksesin e arritur.
Gjergj KOLA