Shkodrani Leonard Lulaj është rizgjedhur sot në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. Kjo ka ndodhur në votimin e bërë në Asamblenë Zgjedhore të kësaj Federate ku kanë marrë pjesë të gjithë klubet dhe shoqatat sportive. Në fund, në bazë të votimit të bërë, Leonard Lulaj është zgjedhur president i kësaj Federate dhe bashkë me presidentin e ri është zgjedhur edhe kryesia e re. Ajo është e përbërë nga Adriatik Meta,Enkelejda Olldashi, Valbona Selimllari,,Polikseni Gorishti, Artan Agalliu dhe Beniamin Naku.


Ky i fundit, ashtu si dhe presidenti Lulaj janë shkodranë dhe si të tillë, me kontributin e tyre në këtë sport, kanë fituar sërish besimin e anëtareve të kësaj federate për t’i drejtuar sërish edhe në vitet e ardhshme. Në fakt, të dyja këto figura kanë kontribut edhe në kthimin e gjimnastikës shkodrane sërish në majat më të larta teksa për vitin 2012 Vllaznia për femra është shpallur kampione kombëtare. Me Lulajn president e gjithë gjimnastika shqiptare pritet të marrë dimensione të reja në vitet e ardhshme.
www.shkodrasport.com