Leroy Sane me shumë mundësi po kalon muajt e tij të fundit si lojtari i Bayern Munchen.

Ylli gjerman i Bayernit ka qenë një nga lojtarët kryesor të ekipit, mirëpo ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re (aktualja i skadon në qershor) dhe me shumë mundësi do të largohet gjatë qershorit.

Disa klube të mëdha të Premierligës kanë nisur të monitorojnë nga afër situatën e tij.

29-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në Gjermani me Bayernin, por ende e ardhmja e tij mbetet e paqartë, edhe pse klubi nuk e mohon mundësinë e vazhdimit të kontratës.

Mirëpo, dëshira e lojtarit bëhet e ditur se është të provojë diçka të re.

Sane edhe më herët kishte qenë pjesë e Premierligës, me Manchester Cityn.

Opsioni i vazhdimit të qëndrimit në Gjermani është ende në tavolinë, ndonëse mund të mos jetë te Bayerni.