Suksesi i Vllaznise se femrave qe u shpall dy dite me pare kampione e Shqiperise per te 11-ten here rradhazi eshte vleresuar edhe nga institucioni i futbollit shqiptar. Madje, ka qene vete presidenti i FSHF-se Armand Duka qe me nje leter urimi drejtuar presidentit Lazer Matija e ka falenderuar per kontributin qe po jep per kete futboll dhe njekohesisht i ka uruar paraqitje dinjitoze edhe ne edicionin e ardhshm te Kupave te Europes ku do te marre pjese.
Ja letra e plote e numrit 1 te futbollit shqiptar, drejtuar ekipit kampion te Shqiperise:
Drejtuar:
Z. Lazer Matija
President
KFF Vllaznia
I nderuar Z.Matija,
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit kam kënaqësinë, t’ju përgëzoj dhe njëkohësisht të vlerësoj arritjet e mrekullueshme të KFF Vllaznia si kampione e Kategorisë Abissnet Superiore dhe KFF Vllaznia U-17 si kampione e kampionatit U-17 vajza.
Këto suksese janë padyshim rezultat i punës së palodhur, i përkushtimit dhe sakrificave të skuadrës tuaj. Ju keni treguar vullnet, pasion dhe dëshirë për të triumfuar. Mbi te gjitha, kanë qenë përpjekjet tuaja në fushën e lojës, të cilat ju cuan drejt suksesit dhe janë arsyeja kryesore, që ju të gëzoni sot.
Ju tashmë, jeni një burim krenarie për familjen e madhe te futbollit shqiptar dhe një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë dhe vajzat që ndjekin ëndrrën e tyre në sport.
Vazhdoni të përfaqësoni me krenari flamurin e një klubi me traditë në futbollin shqiptar dhe të një qyteti plot kulturë që e do lojën e futbollit. Edhe njëherë, pranoni urimet e mia dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe suksese të mëtejshme në ndeshjet e kampionatit UEFA Women Champions League 2024-2025.
Juaji sinqerisht
Armand Duka
President