Nese ben nje vezhgim ne futbollin italian te moshave, me siguri qe nuk ka ekip apo Akademi qe te mos kete ne rradhet e tij futbolliste shqiptare. Kuptohet edhe shkodrane. Ato kane lindur dhe tashme po rriten ne vendin fqinj ku duan te triumfojne edhe ne fushat e futbollit, per te qene te barabarte dhe pse jo, edhe me te mire se vendasit apo bashkelojtaret e tyre.
Sot do te ndalemi tek nje futbollist 13 vjeçar me origjine nga Velipoja e Shkodres. E kemi fjalen per Leurei Ramaj. I datelindjes 16 shkurt 2011, ai ka lindur ne Saronno provincia e Varese ne Veriun e Italise, nga dy prinder qe kishin emigruar heret nga Shqiperia.
Leurei angazhohet qe ne moshen 6 vjeç me futbollin duke u rregjistruar fillimisht ne ekipin e Gerenzanese, pra te vendit ku jetonte familja e tij nderkohe qe ne dhjetor te vitit 2022 e kerkon Akademia e Como-s. Ajo insistoi shume per ta bere pjese te saj dhe ai doli ta merrte ne gjysmen e sezonit sportiv
Dhe qe prej atij momenti, Ramaj vazhdon te luaje per Como-n duke treguar nje forme shume te mire dhe duke qene protagonist absolut me lojerat e tij ne repartin e mbrojtjes. Kemi te bejme me nje futbollist qe luan sakte ne prapavije dhe i ka te gjitha premisat per te ecur perpara ne karrieren e tij.
Leurei Ramaj eshte 1.73 metra i gjate dhe spikat si ne lojen ne ajer ashtu edhe me topin ne kembe. Kujtojme qe ekipi i Comos merr pjese ne kampionatin profesionist te Seria A per grupmoshen U13 dhe te luash aty nuk eshte aspak e lehte sepse perballesh me futbollistet me te mire te Italise per kete moshe.
Futbollisti me origjine nga Velipoja kuptohet qe premisat i ka te mira per te ecur perpara, por eshte ende shume heret per te thene se deri ku do te shkoje. Ai eshte titullar i padiskutueshem aktualisht ne formacionin e Comos dhe ky eshte nje tregues i mire, megjithate vitet e ardhshme do te percaktojne me qarte fatin e tij.
Gjergj KOLA