Merkatoja e Bajernit në repartin e avancuar ka mbetur në vendnumëro. Bavarezët janë përforcuar vetëm në mbrojtje teksa kanë transferuar dy francezët, Lukas Hernandez dhe Benxhamin Pavard. Por, pas tre largimeve në sulm si Riberi, Roben dhe Hames, ekipi ka nevojë për zëvendësues. I këtij mendimi është edhe Robert Levandovski.

Polaku nuk i ka kursyer kritikat ndaj klubit të tij, ndërsa shprehet se as transferimi i mundshëm i Sane nuk do të ishte i mjaftueshëm. “ Kemi humbur tre lojtarë në sulm, Hames, Riberi dhe Roben. Dhe deri më tani nuk kemi marrë asnjë për t’i zëvendësuar.

Na duhet një sulmues krahu, edhe nëse vjen Sane. Ndoshta kemi nevojë edhe për një numër 6, apo sulmues qendre. Nëse duam të luajmë gjithë sezonin me 13 apo 14 lojtarë me eksperiencë do të jetë shumë e vështirë. Kemi 50, 60, ndeshje gjatë sezonit”, theksoi sulmuesi.