Viti 2020 ka qenë i vështirë për shumëkënd, por jo për Robert Levandovskin, i cili ka qenë padyshim personazhi kryesor futbollistik i këtij viti. Bashkë me Bajern Mynih, ai ka fituar çdo gjë që ishte e mundshme, si në nivel klubi, ashtu edhe në atë individual, si rrallëkush në historinë e futbollit botëror.

Vetë lojtari ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të kujtuar se sa ka fituar këtë vit dhe në rrjetet sociale ka hedhur një foto të tijën në shtrat, bashkë me të gjithë trofetë që na ngritur lart, duke shkruar “U zgjova kështu”.

Kështu, përkah tij rreshtoheshin trofetë si ai i Ligës së Kampioneve, Bundesligës, Kupës së Gjermanisë, Supërkupës së Europës, Superkupës së Gjermanisë e më pas trofeve individualë si “The Best” apo “Lojtari i vitit UEFA”. Një foto që ka bërë xhiron e rrjetit pasi është komentuar dhe shpërndarë nga tifozët e shumtë të skuadrës së Bajern Mynih të cilët janë të gëzuar që kanë pasur në radhët e ekipit të tyre një futbollist që ka dominuar çdo kompeticion ku ka marrë pjesë. /vipsport/