Robert Levandovski është një nga golashënuesit më të mirë të këtij sezoni, ndërsa pas kampionatit tashmë kërkon ta udhëheqë skuadrën edhe në Champions, duke filluar prej mbrëmjes së sotme në gjysmëfinale. Në një intervistë për “France Football”, polaku tregon edhe sekretet pas golave të tij teksa shprehet se mjaft e rëndësishme është stërvitja pasi nëpërmjet saj lëvizjet bëhen automatike duke qenë se në zonë kur të vjen rasti nuk ka shumë kohë për t’u menduar, por edhe nuk është mirë të mendohesh shumë.

“90% e golit ka të bëjë me mendjen dhe nga niveli i përqëndrimit. Nëse je i lodhur edhe mendimi është më i avashtë dhe koha në dispozicion reduktohet. Në zonën e rreptësisë ke vetëm 0.1 apo 0.2 sekonda në dizpozicion për t’u menduar, vendosur dhe të ndërveprosh me topin. Për këtë është fondamentale stërvitja, sepse aty ndërtohen lëvizjet dhe të bëhen automatike. Nëse je më të djathtën apo të majtën, nuk ka rëndësi.

Duhet të jesh gati. Edhe pa u menduar fare. Në të kundërt, nëse mendon shumë, ajo që kërkon të bësh bëhet jo produktive, sepse trupi duhet të bëjë lëvizjet në mënyrë automatike. Nëse do të fitosh një ndeshje, atëherë determinante janë detajet, edhe ato më të voglat sepse bëjnë diferencën. Përqëndrimi dhe përkushtimi ndaj detajeve janë thelbësore”, u shpreh Levandovski. /VipSport.al/