Bajern Leverkusen mposhti me rezultatin 5 me 1 Frajburgun në duelin e vlefshëm për javën e 15-të të Bundesligës gjermane.
Protagonist absolut në këtë përballje ishte sulmuesi çek Patrik Shik i cili shënoi plot 4 gola, ndërkohë që golin tjetër e shënoi Virc.
Vlen të theksohet fakti se veç golit të shënuar Virc dhuroi edhe 3 asiste. Ndërkohë në duelet e tjera në Bundesligën gjermane, Mainc mposhti 1 me 3 Ajntrakt Franfurtin, Mynshenglabah triumfoi 1 me 2 ndaj Hofenheimit.
Hostein Kiel dhe Verder Bremen bënë detyrën në shtëpi duke fituar me goleade, ndaj Augsburg dhe Union Berlinit, ndërsa Shtutgart u surprizua 0 me 1 nga St Pauli.