Përralla të tilla zakonisht zgjasin pak. Nuk është e lehtë të kthehesh nga Neverkuzen në Neverluzen, dhe skuadra e trajnerit Shabi Alonso dhe e Granit Xhakës po e kupton.

Disfata e thellë në Champions, pasuar nga humbja e papritur e tronditëse në Bundesligë ndaj Verderit, treguan qartë se cili është realiteti I këtij sezoni.

Për Leverkusenin, ndeshja e kthimit për të tetat e finaleve në Champions, është më e rëndësishmja e edicionit.

Në “Bay Arena”, “aspirinat” do të duhet të përmbysin një rezultat tepër të thellë, 0-3, diçka që mund të ndodhë shumë rrallë.

Leverkusen ia ka dalë vetëm një herë, në 4 maj 1988 ndaj Espanjolit, sukses 3-0 në finalen e dytë të Kupës UEFA, që I dha trofeun pas penalltive.

Tifozët luten që të jetë sërish kështu. Gjithsesi, vendasit nuk e dinë sesi do t’ia dalin, e duhet të shpikin ndonjë mrekulli për të kapërcyer mungesat.

Goditje e rëndë është dëmtimi I yllit kryesor të ekipit, sulmuesit të kombëtares, Florian Virc, ndërsa Granit Xhaka dhe Tapsoba janë ende në dyshim.

Trajneri Shabi Alonso e ka llogaritur shqiptarin e Zvicrës në formacion, por revista “Kiker” shkruan se kjo edhe mund të mos ndodhë.

Tek Bajerni, mungesa kryesore është ajo e kapitenit Manuel Nojer, pasi portieri u dëmtua gjatë festimeve pas njërit prej golave në ndeshjen e parë kundër Leverkusenit.

Trajneri Vinsent Kompani do të kthejë titullarë yjet që la në stol në Bundesligë, në humbjen kundër Bohumit, siç janë Kimih, Musiala apo Harri Kejn.

Padyshim që bavarezët jepen favoritë, edhe pse në futboll nuk ka asgjë të sigurt dhe ndaj Leverkusenitt duhet shumë kujdes./abcnews/