Bayer Leverkusen fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupën e Gjermanisë. “Aspirinat” mposhtën përmes penalltive Stuttgart duke nisur me sukses sezonin e ri.

Koha e rregullt prodhoi nga 2 gola për secilën skuadër.

Te penalltitë Leverkusen u tregua më e saktë duke mos humbur asnjë. Në anën tjetër Stuttgart gaboi në 2 prej tyre.

Kujtojmë se pjesë e “Aspirinave” është dhe Granit Xhaka. Në rrjetet sociale nuk munguan postimet pas fitimit të trofeut.