Bajer Leverkusen ose Atletiko Madrid janë dy rivalet e mundshme për Bajern Mynih në fazën e 1/8-ve të Championsit.
Shorti do të hidhet sot në orën 12:00 të Nion, Zvicër. Më pas, do të përcakohet edhe rrugëtimi drejt finales, e cila, për ironi të fatit, do mbahet në shtëpinë e Bajernit, “Allianz Arena”.
Interesante është se “Aspirinat” nuk janë përballur kurrë në Ligën e Kampioneve ndaj bavarezëve, çka do të ishte një risi. Nga ana tjetër, duelet e rekordmenëve të Gjermanisë kundër Atletikos nuk janë të panjohur.
Në total, regjistrojnë 8 takime, e përkthyer me 4 fitore për Bajernin, 2 barazime dhe 2 triumfe për madrilenët. Dueli i fundit daton në 1 dhjetor 2020, faza e grupeve, e përfunduar në barazim (1-1).