Paul Pogba mund të transferohet që në janar te Juventusi. Ky është lajmi i raportuar sot nga Tuttosport, ndërkohë që bëhen me dije edhe detaje të rëndësishme të këtij operacioni që do e kthente kampionatin e botës te bardhezinjtë.

Gazeta italiane, me qendër në Torino, raporton se bardhezinjtë do të ofrojnë për kartonin e Pogba shumën e 60 milionë eurove. Veç kësaj shifre, rrugën për Manchester do e marrë mesfushori gjerman, Emre Can.

Te Juventusi mendojnë të shmangin konkurrencën me këtë ofertë dhe Can është një preferencë e “Djajve të kuq”. Në verë situata do të ishte tjetër dhe Real Madrid është klubi që e kërkon me ngulm Pogba dhe dihet që ata janë në gjendje të bëjnë një ofertë të lartë. /abcnews/