Orët e fundit të merkatos së futbollistëve të kampionatit shqiptar, mund të sjellin një futbollist tjetër tek Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin Andi Ribajn. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se lojtari do të mbërrijë në orët e darkës në qytetin verior dhe do të ulet në tavolinë me drejtuesit e klubit me idenë për të rënë dakord për firmosjen e kontratës.
Gjasat janë që të ndodhë kështu përderisa Ribaj ka marrë rrugën drejt këtij qyteti. Ai në këtë mënyrë do të plotësonte në njëfarë mënyre repartin e sulmit i cili gjendej i paplotësuar ngaqë në përbërje të tij kishte vetëm ganezin Atsina dhe 19 vjeçarin shkodran Pusi. Por Ribaj mund të mos jetë i vetmi që do të firmosë me kuqeblutë. Përveç tij, listës së federimit të Vllaznisë mund t’i shtohet edhe një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për shkodran Fation Kiri i cili një sezon më parë ka qenë pjesë e Tomorit të Beratit.
© shkodrasport.com