Marash Kumbulla prej kohësh është në tratativa me Lacion dhe Interin, teksa me këta të fundit kishte gjetur edhe gjuhën e përbashkët sa i përket kushteve të kontratës.

Por, fakti që klubi i Veronës nuk pranonte të negocionte poshtë shifrës 30 milionë euro, bëri që këto dy klube të stepeshin disi. Megjithatë, së fundmi e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares ka marrë një kthesë të papritur.

Nga Italia, gazetari Fabricio Romanjo e je psi të mbyllur transferimin e futbollistit të datëlindjes 2000 te Roma. Sipas tij, verdhekuqtë u hodhën në sulm menjëherë sapo mësuan se nuk do të ketë akord me Mançester Junajtid për Kris Smolling.

Ndërkohë, kryeqytetasit kanë bindur edhe Veronën duke pranuar të paguajnë 30 milionë euro, por vetëm vitin e ardhshëm, pasi fillimisht Kumbulla do të transferohet me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes. Tashmë, pritet që palët të bëjnë gjithçka zyrtare e mbrojtësi të nisë një eksperiencë të rëndësishme pas vetëm një viti debutimi në elitën e futbollit italian. /VipSport/