Kevin Princ Boateng, është lojtari më i ri i Barcelonës. Një lëvizje që nuk pritej aspak të ndodhte, ndodhi ditën e sotme.

Si fillim ishte Xhianluka Di Marzio që e konfirmoi, por tanimë e konfrimon dhe mesfushori ganez, që ndër të tjera ka shprehur dëshirën e madhe të shënojë dhe në derbin me Realin e Madridit.

Në një prononcim për “Sky Sports”, Boateng ka thënë: “Barça po vij! Jam shumë i mërzitur që po lë Sasuolon, por është një shans i madh. Mos më pyesni për Realin e Madridit, është e shkuara! E vetmja gjë që dua është të fokusohem te Barcelona dhe shpresoj të shënojë në Bernabeu në “El Clasicon” e rradhës.”

Boateng tek Barcelona ishte nje levizje e befasishme dhe qe askush ndoshta nuk e priste, megjithate tashme ky eshte realitet.