Dita e sotme duket se po mbyllet me nje tjeter zhvillim tek Vllaznia. Perveç firmosjes se kontrates dhe prezantimit te sulmuesit Xhevahir Sukaj, erdhi shpallja e listes se lojtareve qe do udhetojne neser drejt Ulqinit qe solli jo pak kontestime. Sakaa ne oret e mbremjes, ka dale nje lajm i papritur. Ai i doreheqjes se drejtorit sportiv Eugent Zeka.
Ndonese kjo ende nuk eshte zyrtare, duket se ai ka mbetur i pakenaqur ngaqe nuk eshte pyetur per listen e lojtareve apo dhe gjera te tjera qe kane te bejne me funksionimin e skuadres. Megjithate neser do te kete me shume zhvillime ne lidhje me kete çeshtje, nese ajo do te pranohet nga drejtuesit e klubit apo jo.