Skuadra italiane e Arecos ka arritur akordin me sulmuesin shqiptar Kristian Keqi.
22-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Sanxhovaneses në Serinë D, ndërsa tani do të aktivizohet një kategori më sipër, pasi Areco militon në Serinë D.
Keqi është vlerësuar nga mediat italiane si një sulmues tepër potent, i cili pritet të ndihmojë skuadrën e re për tu ngjitur në Serinë B.
Mësohet se transaksioni i blerjes është në fakt i mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të mbërrijë javën e ardhshme.