Mario Mandzukic duhet të largohet nga Juventusi, pasi nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit.
Për kroatin këtë verë ka pasur disa oferta, përfshirë edhe skuadra të mëdha europiane.
Së fundmi mediat gjermane raportojnë se Niko Kovac do me çdo kusht rikthimin e Mario Mandzukic te Bayern Munich.
Trajneri i kampionëve të Gjermanisë kërkon të ketë në skuadrën e tij një tjetër kroat pas Ivan Perisic dhe duke parë situatën që po kalon Mandzukic te Juventusi.
Ndërkohë pista Philipe Coutinho ka rënë poshtë për bavarezët të cilët e kanë të pamundur ta transferojnë brazilianin në Mynih.
I vetmi opsion për Bajernin është rikthimi i sulmuesit 33-vjeçar në “Allianz Arena”.