Merkatoja per skuadrat e kampionatit shqiptar ka filluar “te nxehet”. Diten e sotme Partizani ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Xhuliano Skuka dhe me te padyshim qe do te tentoje fitimin e titullit kampion edhe kete sezon.

Por nga ana tjeter, duket se nuk do te qendroje prapa ne merkato edhe skuadra qe e kryeson aktualisht renditjen: Egnatia. Mbremjen e sotme ka qarkulluar lajmi se skuadra e Konyaspor e ka perjashtuar sulmuesin e kombetares shqiptare Sokol Cikalleshi ngaqe ai ka kerkuar rrogat e prapambetura.

Si rrjedhoje, ne Rrogozhine menjehere “jane ngritur ne kembe”. Presidenti Demrozi ne nje prononcim te shkurter per “Panorama Sport” mesohet te jete shprehur: “Po shohim situatën. Nëse lëviz nga Turqia, besoj se Cikalleshi do të vijë tek ne. Të presim”.

Ne fakt vertete duhet pritur sepse situata eshte ende e paqarte, megjithate interesimi nga kryesuesja e kampionatit nuk mungon. Si rrjedhoje nuk perjashtohet mundesia qe Sokol Cikalleshi te rikthehet ne Shqiperi.

Ne fund te fundit ai 33 vjeç eshte dhe nje kontrate e mire financiare me Egnatian nuk do te ishte keq dhe prandaj ne Rrogozhine jane duke e enderruar nje gje te tille./SHKODRA-SPORT.COM/