Robert Lewandowski ka kërcënuar se do të largohet nga Barcelona nëse klubi nënshkruan një tjetër sulmues të klasit të lartë në merkaton e verës 2025, sipas El Nacional.

Qëndrimi i Lewandowski vjen pas thashethemeve të presidentit të Barçës, Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco, që kërkojnë në merkato për një sulmues për sezonin e tyre të ardhshëm.

Burime pranë sulmuesit polak thonë se ai e ka bërë të qartë se vendi i tij në skuadër duhet të mbetet i padiskutueshëm.

Nëse kjo ndryshon, dhe Barcelona nënshkruan me një sulmues tjetër, ai është i gatshëm të paketojë valixhet dhe të lëvizë diku tjetër.

Ka pasur zëra se Alexander Isak i Newcastle ose Victor Osimhen i Napolit mund të transferohen te Barça verën e ardhshme në formë huazimi.

Lewandowski nuk dëshiron të konkurrojë me një sulmues tjetër në fazën e fundit të karrierës së tij.

36-vjeçari ka shënuar 23 gola në 24 ndeshje që ka bërë për Barcelona-n në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe gjithashtu ka dhënë dy asiste./telesport/