Në një sezon të ngjeshur me aktivitete madhore ndërkombëtare që janë mbajtur në Shqipëri, Federata Shqiptare e Mundjes do të zhvillojë në fundjavën e ardhshme kampionatin kombëtar për të rritur.

Do të jetë Lezha qyteti pritës i kampionatit, me ndeshjet që do të zhvillohem më datat 29-30 nëntor. Si gjithnjë do të konkurrohet në stilin e lirë dhe atë grekoroman, si dhe në mundjen për femra.

Mundësit do të japin gjithçka për të bërë të tyrin suksesin në eventin më të rëndësishëm në arenën kombëtare.

Kujtojmë që viti 2024 ishte historik për mundjen dhe sportin shqiptar, pasi për herë të parë vendi ynë arriti të fitonte medalje në Lojërat Olimpike, teksa Chermen Valiev dhe Islam Dudaev morën të bronzta në “Paris 2024”.