Lezhjanët, gati dhe dy miqësore të tjera
Pak ditë më parë ekipi i Besëlidhjes zhvilloi një ndeshje miqësore në kryeqytet, ndaj Dinamos, të cilën e humbi me rezultatin 3-2. Kjo ka qenë miqësorja e parë në këtë periudhë, për këtë ekip, por që mendohet të mos jetë e vetmja. Mësohet se me blutë kryeqytetas, si një ndeshje kthimi, pritet që të luhet një tjetër takim i ngjashëm, si ai i disa ditëve më parë, por tani në Lezhë. Gjithashtu skuadra e drejtuar nga Ritvan Kulli pret që të zhvillojë dhe një ndeshje tjetër me ekipin e Kastriotit. Thuhet se ndaj krutanëve, ishte menduar, që kjo përballje të luhej dje, por ajo është shtyrë për aryse objektive, duke e lënë për javës tjetër, që për Besëlidhjen janë shumë të rëndësishme takime të tilla, në këtë fazë, pasi i shërbejnë akoma më shumë konsolidimit të saj, por edhe për të parë se ku është ritmi i përgatitjeve të futbollistëve të saj, të cilët pretendojnë Superligën. Jo më kot, është kërkuar zhvillimi i ndeshjeve miqësore me ekipet e këtij niveli si Dinamo, Kastrioti apo ndonjë tjetër.