Një nga çështjet më të nxehta në Shqipëri është rifillimi i futbollit. Gjatë gjithë kësaj kohe është vënë re mungesa e Presidentit të Ligës Profesioniste Edvin Libohova. Ai jep një intervistë për Rubrika Sportive te TVSH, ku përveç arsyes së mos-prezencës në këto kohë, ai sqaron shumë rreth asaj çfarë mund të ndodhë në trekëndëshin qeveri-FSHF-Ligë Profesionsite.

”Falenderimet të gjithëve. Kam munguar për shkak të një operacioni. Më vjen keq që nuk kam qënë fizikisht, por kam komunikuar me të gjithë, si me Federatën dhe me Ligën Profesioniste. Këto kërkesa kanë shumë kohë.

Erdhi tërmeti dhe pandemia, gjëra që askush nuk i priste. Problemi i diskutimit të problemeve ligjore ka qënë i gjatë. Kemi bërë me dhjetëra takime.

Në një periudhë kaq të shkurtër, ata që nuk i kanë deklaruar do thonë pse t’i deklarojmë tani.

Vetë shteti do ketë përfitime. Përfitimet do shoqërohen me më shumë pagesa. Në këtë sistem duhet parë fatura sa kushton. Kjo lloj kerkese është e formalizimit. Do ketë disa që nuk do e bëjnë se nuk janë të interesuar. Nuk ka kosto financiare, ku është bërë për dy vjet, le të bëhet për pesë vjet” – Pohon Libohova./newsport/