Futbollisti i Laçit Ndriçim Shtubina realizoi sot ndaj Partizanti golin e 10-ë në kampionat duke regjistruar vitin më të mirë të karrierës së tij.

Për “Supersport”, mesfushori veteran zbuloi arsyen se përse këtë sezon ka shënuar kaq shumë gola në kampionat duke iu referuar faktit se ekipi nuk ka sulmues si Uzuni dhe Reginaldon që vjet mbanin peshën e sulmit.

“Barazimi me Partizanin – Ishte një ndeshje e mirë dhe e bukur për t’u parë. Partizani ushtroi shumë presion në pjesën e dytë dhe kur ushtron presion dhe gabon. Duhet të vazhdojmë deri në fund e të mos dorëzohemi.

A ndihet lider te Laçi – Kam bërë shumë role dhe është e vështirë për çdo lojtar. Jam pjesë e boshtit të skuadrës, prandaj duhet të jap maksimumin.

Si e ka zgjidhur përgjegjësinë e të shënuarit – Vjet kishin sulm me Uzunin dhe Reginaldon vjet dhe krijuam një tredhëmbësh sulmi. Këtë sezon ka ndryshuar diçka në fazën sulmues, duhet dikush të shënojë.

Mundësia për të luajtur në kampionat të huaj – Kam patur 2-3 mundësi për të dalë jashtë, por nuk pata fat. Ndodhën për shkak të menaxhimit. Nuk kisha menaxher personal dhe Vllaznia atë kohë nuk e zgjidhi mirë situatën”, përfundoi Shtubina.