“Do të ishim disi më të qetë nëse do të mbanim rezultatin 2-0, sepse kur Brazili shënoi gol, 15 minutat e fundit u bënë shumë të komplikuara.

Nuk e mbajtëm topin aq sa duhet në fund, por u mbrojtëm mirë. Unë mendoj se skuadra bëri një punë shumë të mirë, ishim një grup i vërtetë, 11 futbollistë të bashkuar.”

Këto kanë qenë fjalët e kapitenit të Belgjikës, Eden Hazard, menjëherë pas fitores historike kundër Brazilit, që i jep skuadrës së tij kualifikimin për në gjysmëfinale.

Në lidhje me ndeshjen ndaj Francës, numri 10 shtoi: “Pasi i pashë në 1/8-t e finaleve dhe në çerekfinale, mendoj se bashkë me Brazilin ishin skuadra më e fortë e Kupës së Botës, por pasi mposhtëm Brazilin mund të mposhtim edhe ata.

Do të jetë e vështirë, por kjo Belgjikë ka futbollistë cilësorë dhe sot tregoi se mund të mposhtë këdo.”/telesport/