Liga e Kampioneve që nga edicioni i ardhshëm do të ndryshojë format, pasi faza në grupe e saj ka ndryshuar me shtimin e skuadrave si dhe me formatin e ri të një mini-kampionati.

Që nga edicioni 2024-2025, do të jenë 36 skuadra pjesëmarrëse në fazën në grupe, me ekipet që do të luajë katër ndeshje në fushën e tyre dhe 4 jashtë me short, dhe me një renditje të përbashkët për të gjithë skuadrat pjesëmarrëse.

Me këtë format, ndeshjet e grupeve nuk mbyllen si zakonisht në pjesën e parë të sezonit, por do të mbyllen vetëm në javën e fundit të janarit. Dhe pikërisht në ndeshjen e fundit që do të luajnë skuadrat, do të ketë një surprizë të mirëfilltë, pasi të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën kohë.

Nëse në javët e mëparshme ndeshjet ndahen mes të martës dhe të mërkurës, edhe në orare alternative, në javën e fundit, të 18 ndeshjet do të luhen njëkohësisht të mërkurën e 29 janarit në orën 21:00.

Meqenëse çdo ndeshje rezulton vendimtare për renditjen e përbashkët, atëherë UEFA ka vendosur që të luhen në të njëjtën kohë, në mënyrë që të askush të mos dijë se çfarë ndodh në fushat e tjera për të projektuar një mënyrë loje të caktuar. Renditja e përgjithshme përcakton edhe shifrat që UEFA do u shpërndajë pjesëmarrësve nga e drejta TV ndaj organizata ndërkombëtare nuk dëshiron që të ketë ndeshje ku njëra skuadër apo një tjetër, të dinë se çfarë u nevojitet për një pozicionim të caktuar.