Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Champions, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Goglat rezervuan dy përballje të mëdha si Real Madrid-Atletiko Madrid dhe PSG-Liverpul.
Shorti u tregua bujar me Barcelonën, që do të sfidojë Benfikën. Do të ketë përballje mes klubeve gjermane, pasi Bajern Mynih sfidon Leverkusenin.
Në anën tjetër Interi do të sfidojë Fejenordin, pasi këto të fundit eliminuan Milanin. PSV-Arsenal, Klub Bryzh-Aston Vila dhe Dortmund-Lilë janë tri përballjet e tjera.
Datat e planifikuara për raundin e 16-të janë 4-5 mars (ndeshja e parë) dhe 11-12 mars (ndeshja e dytë). Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 8-9 prill (ndeshja e parë) dhe 15-16 prill. Gjysmëfinalet janë planifikuar për 29-30 prill dhe 6-7 maj.
SHORTI I FAZËS SË 1/8
Aston Vila -Klub Bryzh
Dortmund – Lilë
Real Madrid – Atletiko Madrid
Bajern Mynih – Bajer Leverkusen
PSV – Arsenal
Fejenord – Inter
PSG – Liverpul
Benfika – Barcelona
Shorti i plotë:
Gjysmëfinalja e parë do të dalë me fituesit e këtyre çifteve:
Çerekfinale: Fituesi i PSV – Arsenal me fituesin e Real Madrid – Atletiko Madrid
Çerekfinale: Fituesi i PSG – Liverpul me fituesin e Klub Bryzh – Aston Vila
Gjysmëfinalja e dytë do të dalë me fituesit e këtyre çifteve:
Çerekfinale: Fituesi i Benfika – Barcelona me fituesin e Dortmund – Lilë
Çerekfinale: Fituesi i Bajern Mynih – Leverkusen me fituesin e Fejenord – Inter