Liga e Kampioneve kthehet përsëri këtë mesjavë, me duele të jashtëzakonshme që do të dhurojnë padyshim emocione.
Të katër sfidat e ndara në të martën dhe të mërkurën, janë rivalizuese, pasi goglat e shortit kanë vendosur përballë njëra-tjetrës ekipe të cilat do të luftojnë deri në momentin e fundit për kualifikimin. Por cilat janë skuadrat që do të kualifikohen për më tej?
Sipas superkompjuterit të kompanisë së njohur të të dhënave sportive, “OPTA”, për çdo çift ka një skuadër më të avantazhuar se tjera duke marrë për bazë mijëra simulime që janë bërë për çdo skenar të mundshëm të çdo sfide.
Ai parashikon që skuadrat të cilat kalojnë turin janë Mançester Siti, PSG, Arsenal dhe Borusia Dormtund. Ndonëse ka përballë Real Madrid, Mançester Siti është skuadra që sipas superkompjuterit ka më shumë shanse të kalojë në gjysmëfinale, 60%. Anglezët janë favoritët për të fituar trofeun sipas tij, me 28,3% shanse.