Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen me njëra-tjetrën në Ligën e Kombeve.

Në shortin që po mbahet në Holandë, kombëtarja jonë është vendosur në grupin 4, liga c së bashku me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Duke parë rivalët, kombëtarja kuqezi ka shanse të mëdha për të kaluar fazën e parë.

Nga ana tjetër Kosovës nuk i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve. “Dardanët” u caktuan në grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka përballë rivalë të vështirë si Greqinë dhe Sllovenët, por rezultatet pozitive në dy vitet e fundit rrisin besimin se Kosova mund të përsërisë një tjetër paraqitje pozitive njësoj si sezonin e kaluar të Ligës së Kombeve.

LIGA C

GRUPI 1

Azerbajxhan

Luksemburg

Qipro

Mali i Zi

GRUPI 2

Estoni

Armeni

Maqedonia e Veriut

Gjeorgjia

GRUPI 3

Sllovenia

Moldavia

Kosova

Greqia

GRUPI 4

Lituani

Kazakhistan

Bjellorusi

Shqipëria

LIGA D

GRUPI 1

Malta

Andorra

Letoni

Ishujt Faroe

GRUPI 2

San Marino

Lihtenshtejn

Gjibraltar