Dy sfida të vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kombeve u luajtën nga ora 18:00. Kroacia mposhti me përmbysje 2-1 Skocinë në shtëpi. VAR ndërkohë anuloi golin e Skocisë në sekondat e fundit, për pozicion jashtëloje.
Bullgaria zhgënjeu duke e mbyllur barazim me Luksemburgun. Kështu rrezikon të humbasë vendin e parë. Kroacia me këtë fitore i bashkohet Portugalisë në krye, që do të luajë kundër Polonisë.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
LIGA A, GRUPI 1:
Kroaci 2—1 Skoci
36′ Matanoviç, 70′ Kramariç – 33′ Çaleta-Car(ag)