Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik sot në darkë kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për vitin 2020, pasi të gjitha përfaqësueset në grup kanë gjetur akord mes tyre pa pasur nevojën e ndërhyrjes së UEFA-s.
Kështu, janë caktuar datat e ndeshjeve dhe Shqipëria e nis rrugëtimin e saj me një transfertë në Bjellorusi në shtator, para se të luajë pak ditë më vonë në vendin tonë ndeshjen ndaj Lituanisë.
Duke marrë parasysh udhëtimet e gjata, është përllogaritur që muaji tetor të jetë i tëri në transfertë, me udhëtimet në Kazakistan e Lituani.
Ndërkohë, mbyllet si në kualifikueset e Euro 2020, me dy ndeshje në shtëpi në nëntor. Shqipëria do të presë Kazakistanin e pastaj Bjellorusinë, dy ndeshje të cilat shpresohet që të vendosin fatin e saj ku mundësisht të jetë në luftë për t’u ngjitur në Ligën B.
Grupi 4
Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani
Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan
Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi