Opinion nga Agron Selmani*
. …. Në rrugëtimin e tyre, shoqëritë janë te organizuar edhe ne saje të identiteteve kolektive më gjithëpërfshirëse, si psh identiteti etnik, fetar, krahinor ,kulturor e koheve te fundit ne siperfaqe po shfaqet edhe identiteti sportiv.
Sidoqoftë, nevoja për t’i përkitur nje grupi dhe për t’u bashkuar me pjesëtarët e tij, nuk është diçka e re në historinë e njerëzimit. Mirëpo, ajo që është dukuri e re është vetë identiteti kombëtar e ne raport me këtë është edhe dimensioni politik dhe gjeografik i atij grupacioni, Për dallim nga format e tjera të identitetiteve kolektive, kombi është grup njerëzish politikisht të vetëdijshëm, që kanë një ndjenjë të përbashkët përkatësie në saje të veçorive dhe rrethanave të caktuara.
Kryeministri i Shqiperis Z Sali Berisha doli ne opinionin mbar shqipetar me iden e Krijimit te nje Lige te Perbashket Kombetare ne Fudboll,ide kjo e percjellur me komente dhe analiza te ndryshme ne Shqiperi dhe Kosove.
Ideja si e te till mund te jet me motivacione te natyrave te ndryshme:
-Motivi Kombetar-Patriotik, sportiv, politik i brendshem dhe i jashtem,ekonomiko-Financiar,emocional,por edhe promovues.
Politika kundrejt aktiviteteve sportive( Futbollit) ne pergjithesi ,ka specifikuar tri detyra te rendesishme:
-Zhvillimin e politikes sportive specifike
-Zhvillmin e formave me te mira te organizimit sportiv-futbollistik
– Zhvillimin e modeleve te reja organizative ne vend ,por edhe ne rajon.
Sa i perket “Zhvillimin te politikave sportive-fudbollistike specifike”,ajo bazohet ne te arrituarat e tanishme ne nivelin e pergjithshem,pozicicionimin sociokulturor dhe ekonomik te vendit,niveli i edukimit , niveli i arsimimit ,mundesive dhe resurseve vetanake,nevojave dhe aspiratave personale dhe kolektive ,per te cilat mund te themi se nuk jan ne nivelin e deshiruar.
Sportit( Fudbollit), i duhet nje planifikim i mirefillte si nje menyre lidhese apo kordinuese te veprimeve ,iniciativave apo akcioneve me qellim te plotesimit te nevojave individuale apo te pergjithshme,ne kete raste ato kombetare
Zhvilllimi politikave sportive specifike ,do te duhej te kete disa detyra,e nga me e rendesishmja ,afirmimi i aktiviteteve sportive, si nje nevoj humane,ngritja e vetedijes per nevojen e marrjes me sport,zhvillimin e vlerave morale,deshira per nje masovizim me te gjere te sportit ne amatorizem, por edhe mundesia per nje sport kulmor (Profesional)
Zakonisht ,definimi dhe implementimi i politikave dhe aktiviteteve te organizuara sportive ne shoqeri behet nepermjet organeve shteterore dhe organizatave sportive:
-Ministria per Rini,kultur dhe sport (Formulojn dhe udheheqin politikat sportive) me drejtorit e veta ne nivel lokal dhe
-Organizatat Sportive: p(shFederatat Sportive ,Shoqerit sportive,Klubet sportve dhe nderrmarrjet sportive)
…dhe, i gjithe ky organizimi behet per tu zhvilluar aktivitetet sportive dhe per tu realizuar apo modifikuar nje interes qytetar,shteteror por edhe nacional( siq eshte rasti me iden e hudhur ne opinion per nje lige kombetare gjithshqipetare,por e cila eshte me e realizueshme ne raport te dy vendeve Shqiperi dhe Kosove ,e cila mbase ne nje te ardhme te afert do te rezultoj me nje bashkim politik te dy vendeve).
Ajo qka mund te rrezikoj kete rrugetim ,te themi per nje fuzionim te mundeshmen te dy Federatave ( FSHF dhe FFK),e urdheruar me nje urdher politik te kryeministrit Shqiperis Z Sali Berisha,eshte egzistimi i dy realiteteve te pavarura:
-“FSHF” me nje vizion tashme te stervjeteruar,pa nje oponenc kualitative ndaj trendeve te zhvillimeve te futbollit ne rajon dhe jo konkuruese ne sisteme garuese rajonale.
-“FFK” me nje deshir emocionale qe s`paku njeher ti ipet e drejta te prezentohet ne arenen nderkombetare me emrin e “ Kosoves” si nje sublimim i te gjitha peripecive dhe padrejtesive qe e percollen dhe po e percjllin fudbollin kosovar qe edhe me te drejt do te ishte nje fitore me peshe morale
-por, poashtu njekohesisht nje rrezik ne vetevete ,e qe nuk duket ne siperfaqe per momentin, eshte sabotimi i heshtur i personave vendimmarres,me menyren e mungeses se ideve,jo kreativitet,munges vizioni,hulumtimi per te gjetur arsyen per mos realizim te ides si te till, per nje lige te perbashket kombetare ,por,kryekeput per arsye dhe te vetmin qellim te perfitimeve personale ,duke u bazuar ne realitetin ku ndodhet futbolli ne Shqiperi dhe ne Kosove.
Ne diten e sotme,asnje ndeshje sportive nuk mund te parmendohet pa prezencen e publikut,sponzorve dhe puntorve sportive.
Ka shume arsye qe per shikuesit dhe investitoret ne Shqiperi dhe Kosove,por edhe me gjere,futbolli mund te jet interesant:
-Madhesia(Niveli) i nje ndeshje futbollistike
-Ana tradicionale dhe historia qe mund te lidhet me ndeshjen dhe krijimi i rivaliteteve mes ekipeve
-Vendi i zhvillimit te ngjarjes futbollistike
-Paraqitja promovuese dhe dinjitoze ne aren nderkombetare
-Organizimi i nje ndeshje te “madhe”ne vetevete mund te sjell edhe mundesi te medha perfitimi, (shqiperia dhe kosova,s`bashku mund te krijojne mundesi te tilla)
Per momentin,Shqiperia dhe Kosova(S`bashku) nuk mund te potencohen si nje vend qe pretendon te marrin nje organizim psh te nje KAMPIONATI EVROPIAN ne futboll edhe per faktin se mundesit nuk egzistojn,por kjo nuk don te thot se nuk mund te krijohen keto mundesi ne nje te ardhme te afert,sepse potenciali edhe organizativ dhe financiar eshte me i arsyeshem kur pergjegjesin e marrin se bashku ,kjo edhe mund te jete edhe nje mundesi shume e mire per promovimin e mundesive turistike te dy vendeve(Shqiperi dhe Kosove) nepermjet futbollit.
Nje riformatizim dhe nje riorganizim i FSHF dhe FFK ,nuk e dobeson futbollin.Modalitet e funksionalitetit te liges duhet te kerkohen dhe duhet gjetur,FFK-ja ne kete drejtim mund te jap kontribut te veqant,sepse duke qen dikur pjes ne strukturen organike te FSJ(Federata e futdbollit te ish-jugosllavis),ka ditur te bashkepunoj me federatat simotra te antare te FSJ( gjithsej 8(Tete) federata te republikave dhe krahinave te ish- RSFJ) per te kijuar nje nga ligat me te forta ne rajon por edhe ne evrop,pse te mos e bej nje bashkepunim te till edhe me FSHF !?
FSHF duhet te kerkoj dhe te marr nga kjo pervoj,nderkohe ne rolin e vllaut te madh ne kete kohe te na marr nen strehen e vet,sot kur futdbolli kosovar eshte pa streh dhe rrezikohet te jete jashte edhe nje kohe te pa percaktuar,te gjinden menyrat dhe te behen edhe manovra te natyres teknike qe te sfidohen dhe te kalohen te gjitha pengesat juridike qe mund te dalin.
Fuzionimi dhe bashkimi i futbollit (Shqiperi dhe Kosove),pse jo edhe me gjere,nuk na ben te dobet,siq po pretendohet,ky bashkim na ben me te dinjiteteshem, me te forte,me konkurues,nuk prek emocionet e tona,nuk humb Kosova asgje,sepse po bashkohet me veteveten,nuk humbe Shqiperia asgje…sepse nuk ka humbe deri me tani asgje nga vlerat e djemve Kosovar ne kombetare,sepse ne fakt jan djem te vet Shqiperisë.
*Trajner futbolli në Kosovë