Liga Profesioniste e Futbollit, vendosi t’i jete fund bojkotit 50-ditor, teksa skuadrat do të zbresin në fushë ditën e diel, për të luajtur raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, përshëndet fundin e bojkotit, të cilin ai e konsideron absurd.

REAGIMI I RAMËS:

E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!

Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati.