Liga Profesioniste e Futbollit, bëri kërkesë disa ditë më parë për shtyrjen e Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar, si pasojë e mungesës së një reagimi nga qeveria shqiptare për kërkesat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF bën me dije se Komiteti Ekzekutiv, ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste për shtyrjen e kampionatit.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.