Të gjitha sportet dhe futbolli në veçanti kanë ndalur në Shqipëri. Kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar Qeverisë ka rënë në vesh të shurdhët, andaj presidentët e klubeve të Superligës dhe jo vetëm janë besnik në idenë e tyre për të mos e nisur kampionatin në 12 shtator.
Këtë gjë e konfirmon edhe Sekretari i Përgjithsëm i Ligës, me Dritan Kadinë që ka shpjeguar për Vizion Plus se ende nuk ka asnjë reagim nga instancat shtetërore për katër pikat e parashtruara dhe kërkesat e klubeve mbi Tatimet dhe të ardhurat. Kadia ka bërë me dije se ky vendim nuk është vetëm për futbollin, por por për të gjitha sportet në përgjithësi.
“Situata në momentin që flasim është e njëjtë, pra kemi një deklaratë të presidentëve të Ligës profesioniste të Futbollit të cilët kanë deklaruar se do kemi bojkot të Kategorisë Superiore. Ndërkohë nga ana qeverisë nuk ka asnjë reagim ndonëse kërkesat tonë janë dërguar në 10 gusht.
Praktikisht po bëhet një muaj që kemi dërguar letren tonë dhe e kemi bërë publike dhe nuk kemi asnjë lloj përgjigje nga qeveria. Për ketë arsye bojkoti jonë do të vazhdojë.
Ky është një vendim unanim i të gjithë presidentëve të klubeve dhe ata i qëndrojnë fortë këtij vendimi. Arsyet pse natyrisht janë bërë dhe publike.
Ata parasisht kushteve të vështira në të cilën ata punonin para pandemisë, koronavirusi ia thelloi dhe më shumë problematikat e tyre dhe me ndryshimet ligjore që bëhen për sponsorizime ata prisnin të kishin lehtësira. Kjo gjë nuk ka ndodhur . Theksoj ligji vlen për të gjitha sportet dhe jo vetëm për futbollin”, u shpreh Kadia./newsport/